Kishte ngritur bazë armësh në Tiranë, lihet në burg Fatjon Murati! U arrestua kur ishte në makinë me Endrit Doklen

11 Tetor 2022, 13:12

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Fatjon Muratin, i cili u arrestua 3 ditë më parë teksa ishte në një njëjtën makinë me Endrit Doklen, mjet që drejtohej nga Gentian Reçi, kunati i Dokles. Murati akuzohet për armëmbajtje dhe prodhim pa leje të armëve luftarake.