Kishte përshtatur lokalin për shitje kanabisi, arrestohet 35-vjeçari në Tepelenë

9 Mars, 11:11

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia në Tepelenë.

'Tepelenë/Finalizohet operacioni policor i koduar "Furnitori". Sekuestrohen 6 kg lëndë narkotike cannabis (një pjesë në doza), një sasi farash cannabisi dhe 2 celularë.

Zbulohet një lokal në fshatin Krahës 1, i përshtatur për përdorim dhe shitje të lëndës narkotike cannabis sativa.