'Kjo e lehtëson njeriun', Rama nxjerr video nga vaksinimi i të moshuarve: Nuk do të ndalemi derisa ta fitojmë përballjen me armikun e padukshëm

14 Maj 2021, 15:00

Vaksinimi masiv vijon pa u ndalur dhe kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku disa të moshuar që marrin dozën e dytë e vaksinës e falenderojmë për nisjen e këtij procesi.

"E bëmë skemi asnjë dhimbje". "Organizmi i shkëlqyer. Unë jam e kënaqur". "Tepër i kënaqur, shumë qetë, rregull". "Erdha me kënaqësi për ta bërë". "Shumë qetë, asnjë problem i ftoj të gjithë të bëjnë vaksinën". "Kjo është një gjë që e lehtëson njeriun". "Besoj se do jem mirë, edhe pranvera vera do të bëjnë të vetën, kështuqë do të jemi shëndosh", thanë disa nga të moshuarit.