Nga Qyteti Studenti, zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka dënuar aktet e dhunës gjatë katër ditëve të fundit në Tiranë, sidomos pamjet e një dite më parë duke dënuar aktet vandale tek konviktet, një vend ku të rinjtë duhet të ndihen të sigurt,
Koçiu tha se studentët kanë të drejtë të dëgjohen dhe të marrin përgjigje për kërkesat e tyre, por këmbënguli se aktet e dhunës nuk përfaqësojnë studentët dhe kërkesat e tyre. Ajo paralajmëroi se aktet e dhunës do të hetohen dhe u bëri thirrje studentëve që jetojnë në konvikte të qëndrojnë të qetë duke falenderuar efektivët e Policisë së Shtetit.


















