'Kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës', flet presidenti i Teutës që nuk u lejua në pallatin e sportit: Partia nuk i do njerëzit me vlera

7 Mars 2020, 20:31

Një skandal ka mbërthyer basketbollin shqiptar pasi ndeshja më e rëndësishme e javës në kampionat mes Goga Basket dhe Teutës nuk është zhvilluar. Ky takim derbi i programuar në orën 17:00 nuk nisi për shkak se drejtues të ekipit të Gogës nuk lejuan presidentin e Teutës Arqilea Gorea të futet në pallatin e sportit Dhimitraq Goga. Për këtë incident që solli tërheqjen e ekipit të Teutës presidenti Gorea është shprehur:

“Nga ana e Goga Basket ishte lëshuar një urdhër që unë të mos merja kontakt me lojtarët e ekipit tim. Normalsht kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës.”