Një skandal dhe ngjarje e pazakonte ka ndodhur sot në Durrës në kampionatin e Basketbollit për meshkuj, ku pritej të luhej supersfida e kampionatit Goga Basket vs Teuta.

Ndeshja është anuluar pasi skuadra e Teutës u largua. E gjithë kjo ndodhi  pasi presidenti i saj, Arqilea Gorea nuk është lejuar të futet në pallatin e sportit Dhimitraq Goga nga drejtuesit e Goga Basket.

Kjo situatë nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e basketbollit shqiptar, duke shënuar një precedent të pazakontë që çoi deri në anulimin e ndeshjes.