‘Klement kur do të nisësh projektin?’, Rama ironi me kryebashkiakun e Këlcyrës: Po e bërë brenda muajit, do të hipin në vend të Ali Pashës në Tepelenë

23 Tetor, 14:01 | Përditesimi: 23 Tetor, 14:01

Kryeministri Rama i është drejtuar dhe krybashkiakut të Këlcyrës Klement Nodnin duke i kërkuar të nisë investimet në zonën që drejton. Ai gjithashtu e ka shoqëruar këtë bisedë dhe me humor.

“Dëgjove Klement. Ta kam thënë qëkur jemi njohur bashkë. Gjithë ajo gjë e bukur atje që e ke mbi kokë, bëje një projekt atje. Je duke u marr po si po merresh. Nuk je Benjamin Baton që shkon duke u bërë më i ri.

Brena muajit do e fillosh? Po e fillove brenda muajit, të gjithë këta që janë këtu, do më mirëkuptojnë që të vijmë atje, të shkojmë në Tepelenë, Tërmeti me dorën e vet do të heqi Ali Pashën dhe pa të hipur ty atje që të rrish të paktën 5 minuta dhe të gjithë të duartrokasim 5 minuta rresht, të jap fjalën”, tha Rama.

r.k./Shqiptarja.com