KLGJ e KLP rritën pagat, Rama: Fytyra e dështimit të reformës në drejtësi, kur s’iu mjaftojnë atyre, imagjinoni administratën

3 Shtator, 13:15 | Përditesimi: 3 Shtator, 13:15

Kryeministri Rama nuk e kurseu një koment edhe për pagat e KLP e KLGJ të cilat i caktuan vetë dhe me rritje të konsiderueshme. Rama tha se këto dy institucione që s’mjaftohen me pagën, janë dështimi i reformës në drejtësi. E nëse sërish për to pagat s’mjaftojnë, tha kryeministri, “imagjinoni ç’mund të thotë nëpunësi i administratës.”

 

E.H/Shqiptarja.com