Klienti bleu pronat me Shkëlzenin si sekser, Berisha dha leje ndërtimi, fakte të reja rreth klientelizmit të familjes së ish-kryeministrit

29 Korrik 2020, 22:33

Detaje të reja mbi mekanizimin se si është pasuruar Shkëlzen Berisha nën hijen e pushtetit të babait, Sali Berisha, si kryeministër deri në vitin 2013. Të dhënat e siguruara të Shqiptarja.com konfirmojnë se, roli si sekser i Shkëlzen Berishës ishte një praktikë për t’u pasuruar, duke u marrë para biznesmenëve të ndryshëm, të cilët më pas e kishin rrugën e hapur, për të përfituar nga vendimet e Sali Berishës si kryeministër, babit të Shkëlzenit. Biznesmenët sajonin pagesa për Shkëlzenin, për “shërbime konsulenca”, ndërsa Berisha u jepte leje ndërtimi.

Një nga këto raste është ai i biznesmenit Ilir Karçini, një ndër klientët e Shkëlzen Berishës. Në vitin 2010, Karçini, me ndërmjetësimin e Shkëlzenit, ka blerë 50 mijë m2 tokë në Fshatin Rinia, Porto Romano, Durrës, me anë të kompanisë së tij ‘PRIMAGAS ALBANIA’. Shkëlzeni nga ana e tij, për këtë ‘shërbim’, ka marrë 150 mijë euro nga pala shitëse që kishte tokën, konkretisht nga kompania Stellar Real Estate Investmens Albania sh.p.k., me administratore Entela Shehaj. Kjo e fundit ua kishte blerë tokën disa familjeve në Durrës me në vitin 2008, me 6-10 euro për m2, ndërsa po e shite me 18 euro m2. Në 11 dhjetor të 2009, Shkëlzen Berisha ka lidhur një kontratë me kompaninë Stellar Real Estate Investmens Albania sh.p.k.

    No videos found.