Ekskluzive/ Shkëlzen Berisha 743 mijë euro si sekser dhe konsulent ligjor, mister klientët e tij, përveç Ilir Karçinit i dënuar se porositi vrasjen e një biznesmeni

Shkëlzen Berisha, i lakuar ditët e fundit për përfshirjen në një lëvizje të dyshimtë financiare në fund të vitit 2018, ku pretendon se ka marrë një kredi 1.8 milionë euro për të blerë disa prona pranë Gërdecit, duke i lënë ato si kolateral për kredinë dhe blerë në të njëjtin vit 1.9 milionë euro makineri dhe impiante, rezulton se ka nisur të deklarojë pasurinë që nga viti 2008. Të ardhurat kryesore të Shkëlzenit burojnë nga ndërmjetësimi në shitblerjen e pasurive të paluajtshme, punë e cila sipas fjalorit të gjuhës shqipe do të thotë ‘sekser’ si dhe nga konsulenca juridike. Nga viti 2008 deri në vitin 2019, Shkëlzeni ka deklaruar 459 mijë euro të ardhura si sekser dhe rrethe 284 mijë euro si konsulent ligjor.

Duke iu referuar deklaratave të pasurive të dorëzuara në ILDKP, në vitin 2008, që është edhe deklarata e parë e pasurisë, Shkëlzen Berisha deklaron nga puna si sekser 82 882 euro dhe 6 930 euro. Në vitin 2009, Shkëlzen Berisha deklaron 200 mijë euro të ardhura në fushën e pasurive të paluajtshme. Në vitin 2010, deklaron edhe 150 mijë euro të ardhura nga aktiviteti privat në fushën e pasurive të paluajtshme. Në vitin 2015, Shkëlzeni deklaron 220 mijë euro të ardhura nga puna si sekser. Personat me të cilëve Shkëlzeni ka ndërhyrë për shitblerjen e pasurive të paluajtshme përgjithësisht janë të mbuluar me mister.

Gjithsesi, Shqiptarja.com ka zbuluar më parë një nga klientët e Shkëlzenit. Ai është biznesmeni Ilir Karçini, i dënuar si porositës i vrasjes së biznesmenit gazit, Piro Bare, me anë të killerit Julian Sinanaj, vrasje që nuk u finalizua. Ilir Karçini rezulton klienti i Shkëlzen Berishës në blerjen e 50 mijë m2 toka në Fshatin Rinia, Porto Romano, Durrës, një shërbim për të cilin Shkëlzeni ka fituar 150.000 euro. Klientët e tjerë të Shkëlzenit vijojnë të mbeten mister. Por, shtimi i pasurisë nga puna e sekserit tashmë është kthyer në traditë pasurimi në familjen e Sali Berishës.

Një punë të tillë si Shkëlzeni e ka bërë më parë edhe motra e tij, Argita Berisha, me Jamarbër Malltezin, dhëndrin e familjes, i cili është bërë pronar me 35 % të 17 pallateve në Tiranë, duke trashëguar më pak së 7 m2 tokë. Argita nisi të blinte tokë në vitin 2006 në Porto Romano, një zonë në veri të Durrësit. Pronat më pas ia shiti me çmim dy herë më të lartë të ‘famshmit’ Damir Fazlliç, mikut të shtrenjtë të Sali Berishës, babait të Argitës dhe Shkëlzenit, në atë kohë kryeministër.

Siç duket në këtë dokument, shitja e tokave tek Fazlliçi është firmosur nga Jamarbër Malltezi dhe Argita Berisha. Në mes ishte Sali Berisha, i cili mori një vendim si kryeministër duke favorizuar familjen e tij dhe Fazlliçin, i hetuar për pastrim parash. Berisha, menjëherë pas transaksionit mori një vendim për të lëvizur kufirin e parkut energjetik të Porto Romanos në Durrës, duke përfshirë aty dhe pronat e reja të Fazlliçit, duke rritur vlerën e tokës. Nga ana Fazlliçi mashtroi dy banka dhe ia mbathi nga Shqipëria.

Më vonë nisi t’ia ‘marrë dorën’ punës së sekserit edhe Shkëlzenit, i cili ka fituar plot 459 mijë euro. Dhe klientit Ilir Karçini, Shkëlzeni ia ka shitur pronat pikërisht në Porto Romano, at ku kanë pasur më parë ‘eksperiencë’ në pasurim Argita dhe Jamarbëri, me ndihmën e Berishës.

 Dokumenti që tregon se Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi i kanë shitur prona Damir Fazlliç
 

 

Ndërkaq, të ardhurat e tjera të Shkëlzenit burojnë nga konsulenca ligjore, me vlerë të deklaruar rreth 284 mijë euro që nga viti 2008 deri në vitin 2019. Në 2008 deklaron 6 930 euro, në 2009 deklaron 796 713 lekë, në vitin 2010 deklaron 3 632 528 lekë, në 2011 deklaron 1 824 680 lekë, në 2012 deklaron 5 668 384 lekë, në 2013 deklaron 4 520 814 lekë. Në 2014, deklaron 1 266 628 lekë pagë dhe 954 068 lekë ndarje dividenti nga kompania ‘ALBANIAN LEGAL COMPANY’, me objekt konsulentë dhe shërbime juridike, me administrator dhe ortak të vetëm Shkëlzen Berisha.

Në 2015 deklaron 1 000 000 të ardhura nga konsulenca juridike, në 2016 deklaron 3 000 000 lekë, në 2017 sërish 3 000 000 lekë dhe 959 784 lekë nga puna në kompaninë e tij ‘ALBANIAN LEGAL COMPANY’. Në vitin 2018, Shkëlzen Berisha deklaron 6 700 000 lekë nga konsulenca komerciale për një kompani si dhe 1 050 000 lekë pagë nga kompania e tij ‘ALBANIAN LEGAL COMPANY’. Në 2019 deklaron zero të ardhura.

Por, përpos të tjerave, Shkëlzen Berisha ka blerë një apartament tek ETC në Tiranë 346 mijë euro si dhe një makinë mbi 80 mijë euro. Apartamentin e ka blerë në vitin 2013, për shlyerjen e të cilit ka marrë edhe një kredi mbi 250 euro. Kredin e ka shlyer përfundimisht në vitin 2016.

Nga ana tjetër, Shkëlzeni ka marrë edhe një ovedraft 250 mijë euro, për t’ia dhënë borxh kompanisë tjetër të tij ‘Logal’, nëpërmjet të cilët ka marrë një kredi 1.8 milionë lekë për të blerë prona pranë Gërdecit. Duke llogaritur koston e jetesës, shpenzimet dhe overdraftin 250 mijë euro, shtohen më tej dyshimet për mënyrën se si banka i ka dhënë 1.8 milionë euro kredi kompanisë së Shkëlzen Berishës, e cila ka një punëtor dhe performancë financiare problematike.

Deklarata e pasurisë së Shkëlzen Berisha për vitin 2008

Deklarata e pasurisë së Shkëlzen Berisha për vitin 2009

Deklarata e pasurisë së Shkëlzen Berisha për vitin 2010

Deklarata e pasurisë së Shkëlzen Berisha për vitin 2011

Deklarata e pasurisë së Shkëlzen Berisha për vitin 2012

Deklarata e pasurisë së Shkëlzen Berisha për vitin 2013

Deklarata e pasurisë së Shkëlzen Berisha për vitin 2014

Deklarata e pasurisë së Shkëlzen Berisha për vitin 2015

Deklarata e pasurisë së Shkëlzen Berisha për vitin 2016

Deklarata e pasurisë së Shkëlzen Berisha për vitin 2017

Deklarata e pasurisë së Shkëlzen Berisha për vitin 2018

Deklarata e pasurisë së Shkëlzen Berisha për vitin 2019

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Denis: 28/07/2020 14:11

    SUPER ADRIATIK DOÇI !! GAZETAR FANTASTIK dhe TRIM , që ju SHPJEGON PUBLIKUT të vërtetën ! Ku është FSHEHUR SKUTHI dhe URRITHI Arben Kraja bashkë me SPAK PUTANËN , që merren me HAJDUTËT e KOTECEVE dhe HAJDUTËT e XHEPAVE ???????!!! KU është FSHYER SPAK SHKËRDHATA ,sepse PROVAT i ka nxjerrë NJË MË NJË i madhi ADRIATIK DOÇI ???????⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖

    Përgjigju
  • SY PESHKAQENI: 28/07/2020 08:49

    QKY QEN BIR QENI 400 BREZASH BAJGA XEN SHËMTYRA DUHET 1 OR E MË PAR TË ÇOHET NË BURG. SE TË BURGOSURIT E TJER DO MBAJN RADHËN PËR TI ÇAR RONDELEN QENIT BASTARD XEN SALMUT BEKAKA.

    Përgjigju
  • AltinTop: 28/07/2020 02:03

    Shqiptarja.com ju lumte per lajmin! por si tja bejme se SPAK-u etj as qe i hyjne kesaj teme... kurse ne si popull skemi gje ne dore...dhe lajmin e mori era...

    Përgjigju
    • Elvi: 28/07/2020 10:06

      Po edhe ? Ku ishte lajmi ketu qe ky punon si ndermjetesues ? Apo qe ngjarja e ilir karcinit ka ndodhur disa vjet me vone se kontrata me Xen Berishen ?

  • Magnolia: 28/07/2020 01:24

    Nuk më hyn shumë në punë sa bën një person privat që nuk merr nga taksat e shtetit,zbaton ligjet dhe s’ka konflikt interesi.Pse ka mbiemrin Berisha kjo s’do të thotë se është i dënuar të zhvillojë talentin e tij në sejcilën fushë sipas edukimit profesional ku është investuar (më duket se thatë që është jurist),e pra juristët këtë kanë si pjesë të biznesit të tyre.Por gjithmonë brënda ligjeve.

    Përgjigju
  • Manushaqja: 28/07/2020 01:00

    Mbrapa hekurave dua ta shoh kete bajge...bashke me babain e tij...

    Përgjigju
  • Mondi: 27/07/2020 23:45

    Ata pranej dolen nga parlamenti sepse kishte fillu marrja ne pyetje e Xenit ndaj CEZ. Per hater te djalit te babes shpirteror, donin te shkaterronin parlamentin, digjnin kryeministrine dhe vinin kaçakçe ne pushtet duke mbyllur cdo hetim na Zenit dhe mafjozeve te tjere te PD-se.

    Përgjigju
  • Tony: 27/07/2020 23:17

    A e dini kush eshte noterja? Ridvana Ruçi, vajza e Gramoz Ruçit !

    Përgjigju
  • Viçidoli: 27/07/2020 23:15

    Jepi xeni ,lavatriçja berisha duhet të punojë non stop dhe nuk mund të lajë lekët e mundit , djersës dhe gjakut të shqiptarve që familja berisha ka vjedhur për 30 vjet demokraci nën bekimin dhe drejtimin e plakut mere (baba),pa folur pastaj për karçinët,e fazlliçët të cilët janë garnitura e mega vjedhjes së familjes berisha.

    Përgjigju
  • nik: 27/07/2020 19:07

    Sali Berisha osht sponsori dhe porositsi i vrasjeve ne Tropoje e jo vetem!

    Përgjigju
    • kasem: 28/07/2020 07:53

      Sali legen martiniteti

    • Nik Nika: 27/07/2020 22:01

      Sali Berishe bajga

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mandarinat me pesticide, Ministria e Bujqësisë: Kemi bërë kallëzim penal për grumbulluesit! Gjobë e bllokim aktiviteti për shkelësit

Mandarinat me pesticide, Ministria e Bujqësisë: Kemi bërë kallëzim penal për grumbulluesit! Gjobë e bllokim aktiviteti për shkelësit