Klos/ ‘Ujin e kemi dhuratë nga Perendia, nuk lejojmë ta grabisë Qeveria’! Banorët e fshatit turistik kundër hidrocentraleve

13 Shtator, 09:50

Banorët e fshatit Guri i Bardhë në njësinë administrative Xibër të bashkisë Klos kundërshtojnë ndërtimin e dy HEC-eve  “Guri i bardhe 1” dhe “Guri i Bardhe 2” nga kompania "Gealb Energy" në pronësi të Genc Mërkurit.

Banorët dolën sërish në protestë këtë të enjte, duke kërkuar anulimin e lejeve. Sipas tyre hec-et dëmtojnë burimet ujore të zonës dhe ekosistemin. Futja e ujit të tuba e fshatin Gurë I Bardhë pa ujë të pijshëm dhe vaditje.

    No videos found.