Klosi: Në zgjedhjet e 2025 fituam në 80% të qendrave të votimit në vend! Në 2027 synojmë të fitojmë të gjitha bashkitë

21 Mars, 14:12 | Përditesimi: 21 Mars, 14:12

Në përfundim të mbledhjes së Asamblesë së Partisë Sociale, Blendi Klosi tha nga Durrësi se sot u zhvilliua "një analizë e plotë të zgjedhjeve të kaluara të përgjithshme dhe filloi punën e PS për të fituar në të gjithë territorin për zgjedhjet e ardhshme lokale. U miratuan disa vendime të rëndësishme pas analizës së detajuar të çdo qarku dhe po ashtu u miratua plani i punës nga sot deri në 30 qershor për zgjedhjet e reja vendore të PS, do të organizohet puna për analizën e çdo organizate socialiste, zgjedhjet e çdo organizate socialiste. Do të bëhen zgjedhjet e strukturave lokale të PS, procesi i cili do mbyllet brenda datës 12 qershor".

A.A/Shqiptarja.com