‘KLSH na kërkon të gjitha dosjet’, kreu i Autoritetit të Konkurrencës ankohet në Kuvend: S’ia japim, ‘hetojnë’ vendimmarrjet tona

11 Qershor, 13:29 | Përditesimi: 11 Qershor, 13:29

Autoriteti i Konkurrencës denoncon Kontrollin e Lartë të Shtetit se shkon për auditime në institucion dhe kërkon çdo dosje, informacion sekret apo konfidencial, dhe kërkon të gjejë aty ‘shkelje në vendimmarrje’. Kreu i Autoritetit Denar Biba iu ankua deputetëve, të cilëve iu bëri me dije se informacioni i kërkuar nuk do t’i jepet KLSH-së.

E.H/Shqiptarja.com