Klubi elitar i futbollit me Akademi në Durrës, Rama: Shkollë që iu shërben fëmijëve

24 Prill 2023, 11:44

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se janë gati për të sjellë në Durrës një nga akademitë elitare të futbollit të një prej skuadrave më të rëndësishme të botës që do shërbejë për fëmijët që e kanë pasion këtë sport.

“Plani i ndërtimit në Durrës i porteve do t’i bëjë të gjithë që të shohin me më shumë optimizëm të nesërmen në këtë qytet. Me portin turistik dhe me portin e ri do të hapet një horizont komplet tjetër edhe për punësimin e shpërblimin më të mirë në bazë të punës, edhe për shumë mundësi të tjera që kanë të bëjnë me cilësinë e jetës dhe nga ana tjetër do të vijojmë të fuqizojmë dhe krahun tjetër.  Jemi afër një marrëveshje të re për të sjellë në Durrës një nga akademitë më elitare të futbollit të një prej skuadrave më të rëndësishme të botës, duam ta sjellim si pol të ri sportiv, akademi rajonale që do të jetë derë e hapur për talentet që do të duan të provojnë veten e do të zgjidhen për t’u përgatitur për arenën e madhe dhe për të veshur fanellat e skuadrave të mëdha europiane. Do të kemi një shkollë futbolli për fëmijët që do të jetë strukturë për të parë si zhvillohen në proces. S’do presim vite por po e negociojmë aktualisht”, tha Rama.

  •