Koçiu i dorëzon stafetën Lamallarit, ministri i ri i Brendshëm falënderon Ramën për besimin: Rikthim në shtëpi! Ky është nderi i jetës, por edhe një përgjegjësi shumë e madhe

6 Mars, 17:02 | Përditesimi: 6 Mars, 17:02

Albana Koçiu i ka dorëzuar Lamallarit stafetën e ministrit të Brendshëm, pas ndryshimeve të ndërmarra në qeveri nga kryeministri Edi Rama. Teksa e ka cilësuar emërimin e tij në krye të Punëve të Brendshme si një rikthim në shtëpi, Lamallari ka falënderuar shefin e Ekzekutivit për besimin dhe ka deklaruar se puna për avancimin e reformave në këtë dikaster do të vijojë.

    I.M/Shqiptarja.com