Kokaina me 'tre yje' në Tiranë, burg me afat për tre të rinjtë, ‘shkrihen’ së qeshuri në kafazin e Gjykatës! Mustafa: Pakon ma dha i infiltruari

2 Shtator 2023, 12:06 | Përditesimi i fundit: 2023-09-02 15:35:11

“Arrest në burg” më afat 45 dhe 30 ditë caktoi Gjykata e Tiranës për 3 të rinjtë që u kapën me 1 kg kokainë pak metra larg policisë në Tiranë. Të tre mohuan njohjen mes tyre, ndërsa Genis Mustafa, të cilit iu gjet lënda narkotike pretendoi se ia dha i infiltruari i policisë, të cilin e kishte njohur përmes një shoku.