Kokaina nga Amerika Latine në Shqipëri e fshehur në lëkurë gjedhësh, 10 të arrestuarit dalin sot në GJKKO

18 Nëntor, 11:18 | Përditesimi i fundit: 2024-11-18 12:24:20

Shqiptarja.com zbardhi ekskluzivisht dhe rolet e të arrestuarve. 4 shqiptarë banues në Tiranë, në mesin e 10 të arrestuarve, ishin ‘kokat’ e grupit të trafikut të kokainës që u godit nga SPAK. Droga vinte nga vendet e Amerikës Latine, por një pjesë edhe nga Brazili. Gjyqtarja e masave është Irena Gjoka, ndërsa prokuror Adnand Xholi.