Kokaina shitej në Tiranë, efektivi i RENEA-s u kap me drogë në dorë! Pamjet dhe dinamika e arrestimit të tij dhe 2 trafikantëve, prej ditësh nën vëzhgim

14 Maj 2021, 23:05

Një efektiv i forcave RENEA, është arrestuar pasi është kapur me 1 kg e 88 gramë kokainë. Në pranga ka rënë efektivi i RENEA-s, Xhulio Liçi, 28 vjeç nga Fieri, dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Ded Nimani, 62 vjeç i dënuar më parë për trafikim droge dhe kishte vetëm një vit që ishte liruar dhe Luan Gaçi, 43 vjeç.

Efektivi i forcave RENEA, Liçi jo vetëm që ishte posedues i kokainës, por vepronte edhe si mburojë e 2 trafikantëve të tjerë të cilët kishin mundësi të lëviznin të lirë për trafikun e drogës, në mburojën e një efektivi policie.  Sipas policisë kokaina blihej nga 3 të arrestuarit në sasi 1-2 kg dhe më pas shitej në zona të ndryshme të Tiranës.