'Koko Fest', kryesojnë Çuli e Basha, 4 çmime të para për dy drejtorët e teatrove! Zamira Kita: Na nderuan, juria ka bërë vlerësimet e duhura

11 Shtator 2022, 18:13

Festivali i Komedisë “Koko fest”, i mbajtur në Korçë për 8 netë radhazi, vlerësoi mbrëmjen e së shtunës më të mirët e 7 grupeve teatrore, nga mbarë trevat shqiptare. Në këtë edicion të nëntë, shfaqjet e dy drejtuesve, të Teatrit Kombëtar dhe atij “Eksperimental” u përzgjodhën mes fituesve. “Jashtë bie borë”, një shfaqje e vënë në skenë nga Çuli afro dy dekada më parë, u prezantua këtë herë si produksion i ri i Teatrit Skampa. Në të dyja rolet, si regjisor e aktor protagonist i shfaqjes, Çuli arriti të vlerësohej me çmim të parë.