‘Koko Fest’ nis me Durrësin, Xhepa: Duhet të vijojë! 7 grupe teatrore nga shqiptaria garojnë për komedinë

4 Shtator 2022, 21:10

Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë “Koko Fest” nis me teatrin e Durrësit. 7 grupe teatrore do të performojnë përgjatë 8 mbrëmjeve jo premiera, por komedi të vëna në teatrot shqiptar përgjatë këtij viti dhe më herët. Si anëtar i Jurisë aktori Ndriçim Xhepa rrëfen vlerat e këtij festivali dhe rëndësinë e vijueshmërisë së tij.