Kolegji Zgjedhor vendos, emri i Sali Berishës s’do të jetë në fletën e votimit, por ai i Metës! Edhe logo e PD do jetë në fletë, koalicioni opozitar s’e donte

21 Prill 2023, 21:38

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar përfundimisht Koalicionin Berisha-Meta duke vendosur që në fletën e votimit për kandidatë për Këshilla Bashkiakë të vendoset emri Metës si drejtues i koalicionit dhe jo ai i Berishës. Po ashtu, Kolegji Zgjedhor vendosi që logot e partive të vihen krahas fletës së votimit për kryetarë bashkie, që do të thotë në fletën e votimit do të jetë edhe logoja e PD.