Kollë dhe temperaturë e lartë, dhjetëra fëmijë në Pediatrinë e Lezhës! Mjeku: Eshtë virozë, mos merrni ilaçe pa recetë

3 Janar, 17:01

Të vegjlit janë ata që ndjejnë më së shumti ndryshimet e temperaturave e për pasojë preken nga virozat. Në pediatrinë e Lezhës raportohet për numër të shtuar të vizitave dhe shtrimeve në spital. Mjeku, Mark Marku apelon prindërit të mos marrin antibiotike pa recetë dhe të mos dërgojnë fëmijët në shkollë e kopshte pa u shëruar.