Komedia 'Budallenjtë' çel sezonin teatror në Vlorë, qytetarët: E shijuam shumë shfaqjen

9 Tetor 2021, 19:00

“Budallenjtë” është komedia e dramaturgut amerikan Neil Simon që çeli sezonin e ri për artdashësit në teatrin “Petro Marko” në Vlorë.

Me regji të Roland Mingës dhe skenografi të Drini Shehut shfaqja është një përrallë alegorike që përcjell një mesazh universal, ku mbahet një qëndrim therës në raportet e pushtetit me metodat djallëzore të nënshtrimit të mendjeve njerëzore.