Komediani Max Amini nis maratonën e 8 shfaqjeve në Tiranë, radhë të gjata tek Pallati i Kongreseve, fansat entuziastë: Kemi kohë që e presim të vijë!

27 Nëntor, 18:39 | Përditesimi: 27 Nëntor, 18:39

Një “lumë” njerëzish para Pallatit të Kongreseve, në pritje për të parë nga afër komedianin e tyre të preferuar. Max Amini nis këtë mbrëmje maratonën e tetë shfaqjeve në Tiranë, mes entuziazmit të fansave shqiptarë, shumë prej të cilëve i kanë siguruar biletat prej muajsh.

Përveç humorit, ajo që tërheq fansat është edhe mënyra se si komediani amerikano-iranian ndërvepron me publikun gjatë shfaqjeve të tij. Madje, disa prej tyre shpresojnë të bëhen vetë protagonistë të batutave të Amini-t.

“Max Amini-n kemi kohë që e njohim. Sapo pamë që doli njoftimi për shfaqjen, direkt premë biletat. Pjesa kur zgjedh dikë nga publiku dhe e piketon, më pëlqen. Shpresoj të na zgjedhë”, thanë dy vajza, fanse të komedianit.

A.E/Shqiptarja.com