Për 1 qershorin, Policia e Vlorës ka hapur dyert për të pritur fëmijët. Të shoqëruar nga edukatorët, fëmijët janë lejuar nga efektivët që të luajnë me makinat dhe motorët e policisë. Ato shfaqen edhe me pankarta në duar me disa mesazhe të rëndësishme.
" Një vizitë speciale nga fëmijët e kopshtit “Internacional” në Policinë e Vlorës .Fëmijë e këtij kopshti, të shoqëruar nga edukatoret, panë nga afër ambientet dhe mjetet e Policisë. Punonjësit e Policisë i mirëpritën fëmijët duke i lejuar për disa minuta të luanin me makinat dhe motorët e Policisë. Drejtoria e Policisë Vlorë uron të gjithë fëmijët gëzuar festën e 1 Qershorit", njofton policia.

















