Komisionet ‘OK’ buxhetit e paketës fiskale 2024/ Veprimtaria pranon kërkesën e MIE për shtim buxheti me 6 mld lekë! Qeveria s'tërhiqet nga rritja e taksës së karbonit

23 Nëntor 2023, 15:18

Shumica e komisioneve parlamentare kanë miratuar projektbuxhetin e vitit 2024 me disa ndryshime ku i shtohen 6 miliardë lekë Ministrisë së Infrastrukturës për sektorin e energjisë. Ndërsa paketa fiskale ka kaluar pa ndryshime, pavarësisht se bizneset kanë kërkuar të mos rritet vitin e ardhshëm taksa e karbonit për qymyrin. Drita jeshile i takon komisionit përgjegjës atij të ekonomisë javën e ardhshme.