Komisioni Evropian ul pritshmërinë për rritjen ekonomike të Shqipërisë: Pritet në 2.7%! Ulje edhe për të gjithë Evropën si pasojë e luftës në Ukrainë

16 Maj 2022, 16:49

Rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2022 do të jetë vetëm 2.7%. Pritshmëritë i ka ulur në raportin e tij Komisioni Europian, i cili në raportin e kaluar thoshte se rritja do të jetë 3.7% . Sipas KE Shqipëria mund të përballet me mbingarkesa në borxhin publik për shkak të subvencioneve të energjisë, ndërsa do të jetë e detyruar të ulë shpenzimet publike për investime.