Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, PS nuk shkon sërish në mbledhje: U caktua pa dakordësi, opozita të zbatojë ligjin

30 Prill, 13:10 | Përditesimi i fundit: 2024-04-30 15:25:41

Partia Socialiste nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë. Në një deklaratë të ndarë mediat, anëtarët socialistë thonë se nuk marrin pjesë në mbledhje pasi ajo është caktuar në mënyrë të njëanshme nga opozita.