Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratori i OSHEE: Zbuluam 2 “ferma” Bitcoin, plani që kemi për t’i bllokuar

26 Tetor 2021, 11:27 | Përditesimi i fundit: 2021-10-26 17:17:23

Adrian Çela, administratori i OSHEE, në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ka folur për monedhën virtuale Bitcoin, ku në vendin tonë janë zbuluar dy ferma të tilla.

Për prodhimin e tyre nevojitet shumë energji, e në rastet e godituara është konstatuar edhe vjedhje e energjisë elektrike. Mësohet se Çela ka prezantuar një plan, një sërë masash për të bërë të mundur bllokimin e tyre.