Komisioni për shkarkimin e Metës/ Murrizi: Të kërkojmë informacion te agjencitë ligj-zbatuese

8 Maj 2021, 12:17

Myslim Murrizi, anëtar i këtij Komisioni ka kërkuar që të thellohen hetimet, duke kërkuar informacione dhe tek Agjencitë ligj-zbatuese.

“Të kërkojmë informacion tek agjencitë ligj-zbatuese. Si e kanë para ata situatën. Duhet të kemi kujdes me materialet kofidenciale dhe jo të dalin në media. Do të na paragjykojmë sikur po bëjmë puç, apo sikur çfarë po bëjmë”, është shprehur Murrizi.