Komiteti Shqiptar i Helsinkit verifikon trajtimin e Metës në burg: Kushte të papërshtatshme, cenojnë dinjitetin njerëzor dhe të drejtat e të paraburgosurit

30 Prill, 22:22 | Përditesimi: 30 Prill, 22:22

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka verifikuar të gjitha ankesat e bëra nga Ilir Meta për trajtimin e tij në qelinë e paraburgimit, nga ku ka konstatuar se kushtet në qeli janë të papërshtatshme. KShH thotë se Metës nuk i respektohet koha e daljes në ajrim, i kufizohen takimet me deputetët dhe familjen. Komiteti rekomandon gjithashtu që ish-presidentit t’i lejohet kontakti me mediat.

    I.M/Shqiptarja.com