Kompania e sigurimeve Albsig dëmshpërblen 1.5 milion euro në kohë rekord qendrën tregtare në Lushnje

23 Maj, 07:25

Albsig ka arritur të dëmshpërblejë përsëri në kohë rekord një vlerë të madhe për qendrën tregtare në Lushnje e cila në muajin dhjetor të vitit të kaluar, u përfshi nga një zjarr shkatërrues. Ky është rasti i dytë brenda një kohe të shkurtër ku Albsig tregon shpejtësi në mbështetjen e të dëmtuarve. Vetëm gjatë tre muajve të fundit, Albsig ka dhënë 4 milion euro dëmshpërblim, duke përfshirë edhe rastin e zjarrit në një kompani bojërash në Tiranë.