Kompania 'Eral Construction' e mohoi, gruaja e 34-vjeçarit që vdiq në punë: Maksim Debrova punonte atje në të zezë, ia kanë marrë celularin, kishte video pak para aksidentit! Nëna: Dua drejtësi

29 Maj 2022, 13:57 | Përditesimi i fundit: 2022-05-30 06:44:05

Gjykata e Kurbinit, liroi inxhinierin e kompanisë “Erald Construction” ku vdiq Maksim Debrova, me argumentin se ai nuk kishte asnjë lidhje sepse 34-vjeçari nuk punonte aty, por kjo i ka vrarë për së dyti familjarët. Por Gruaja Ergeta ka rrëfyer ekskluzivisht për Report Tv se bashkëshorti i saj ishte invalid, që nuk fliste dhe dëgjonte dhe punonte në ndërtim në të zezë te Erald Construction.