Gjykata e Kurbinit vendosi të lirojë nga qelia dhe të hetojë në gjendje të lirë, inxhinierin e një kompanie ndërtimi, në të cilën humbi jetën një 34-vjeçar që punonte për rikonstruksionin e një pallati në Milot, në kuadër të rindërtimit.
Gjykata e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e 55-vjeçarit me banim në Tiranë, Mondi Turhani, inxhinieri i kompanisë “Erald Construction”, por vendosi ndaj tij masë detyrim paraqitje siç ishte kërkuar nga prokurori Arben Nika.
Avokati Edmond Buna pretendoi se 34-vjeçari Marku Debrova nga Elbasani nuk është punonjës i regjistruar pranë komanisë “Erald” dhe se inxhinieri duhet të lirohet nga akuzat.
Turhani u arrestua nga policia të mërkurën me akuzen e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë.
Punëtori ra nga tarraca e pallatit, ndërsa nga hetimet paraprake rezultoi se në kantinerin e ndërtimit mungonin kushtet e sigurisë në punë.
-
Po pse mos ta nxjerresh komentin ai vdiq e avokati nxjerr te pafajshem nuk e regjistron firma se jan plehra me gjith avokatin.
Përgjigju -
Ky lloj avokati ketu ne kurbin esht me plehra kushedi sa lek ka mar ka vdek nje njeri crendesi ka nga ka ardh o idjot avokat.
Përgjigju -
Mbase per keta e ka Rama kur flet per taksime. Te "vetpunesuarit".
Përgjigju-
Vdesin shqipetaret cdo dite neper pune e shteti ben sehir, gjykata liron te kriminelet e papergjegjshem me argumenta se i punesuari na paskesh qene jo punetor i firmes dhe per keto qe i punesoj e pa dokumenta firma nuk mban pergjegjesi.
-











Komente
Komento