Kompanitë hezitojnë të publikojnë aksionerët 'offshore'! Shtyhet në qershor afati për deklarimin e aksionerëve

24 Janar 2022, 17:30

Bizneset hezitojnë të deklarojnë në “regjistrin elektronik të pronarëve përfitues”, të dhënat për aksionerët në kompanitë e tyre. Për këtë arsye, Ministria e Financave propozoi shtyrjen e afatit deri në prill të 2022, ndryshim që u miratua në komisionin e Ekonomisë. Vendimi u prit me kritika nga deputeti socialist Erion Braçe.