Kompensimi i ish-pronarëve ende larg! Duhen edhe 4 vite për mbi 5 mijë dosje në proces

4 Dhjetor 2024, 15:56

Ministria e Drejtësisë kërkon shtyrjen e afatit për kompensimin financiar të ish- pronarëve. Në projektligjin që është hedhur në konsultim kërkohen edhe 4 vite shtesë për të mbyllur shqyrtimin dhe kompensimin e mbi 5 mijë dosjeve. Afati propozohet të shtyhet nga 2026-ta në vitin 2028.