Komplimenti i studentes nga Kosova për stilin e veshjes: Jeni ikonë mode! Rama ia kthen me batutë: Kur zoti nuk t’i ka dhënë të gjitha mundohesh të sajohesh

27 Shtator 2021, 19:04

Përveç bisedave dhe pyetjeve të shumta nga takimi i kryeministrit Edi Rama me studentët e Universitetit të Prishtinës, ai mori edhe një kompliment për stilin e tij të të veshurit.

“Përshëndetje, unë jam Gjira Lika, studente e vitit të dytë Histori. Desha me thënë atë që e mendon sa herë ju dilni në televizion, se jeni ikonë e modës dhe komplimente, se pyetje nuk kam, vetëm këtë deshta me thënë”, tha studentja, ndërsa salla u mbush me të qeshura.

    No videos found.