KONFERENCA E PLOTË/ 'Balluku', Rama me gazetarët: Gënjeshtër se dëmton integrimin

13 Mars, 14:55 | Përditesimi: 13 Mars, 14:55

TIRANË- Gënjeshtër i quan kryeministri Edi Rama qëndrimet e opozitës se vendimi për të mos lejuar arrestimin e ish-numrit 2 të qeverisë Belinda Ballukut, do të bllokojë rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Në një konferencë për shtyp, ku komentoi edhe polemikat me ndërkombëtarët për këtë çështje, kryeministri Rama tha se vendimit për Ballukun iu dha një jehonë tërësisht e deformuar. Ai theksoi edhe njëherë qëndrimin e socialistëve se kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut nuk përmbushte as kushtet minimale për tu marrë në konsideratë, ndërsa shtoi se ky vendim në asnjë rast nuk cenon pavarësinë e drejtësisë.

I.M/Shqiptarja.com