Konflikti Leli-Duka lë Vlorën turistike në plehra! Kontejneret dy ditë pa pastruar, mbeturinat në rrugë

7 Qershor 2023, 16:16

Nisja e sezonit turistik e gjen qytetin e Vlorës të mbuluar nga plehrat. Kontejnerët prej dy ditësh nuk janë pastruar dhe mbeturinat derdhen në rrugë. Shkak është bërë një konflikt i vjetër mes kryebashkiakut në largim, Dritan Leli dhe kompanisë së pastrimit “Duka” e cila ka paditur bashkinë për detyrimet e prapambetura. Askush në bashki nuk reagon për situatën e rëndë me menaxhimin e mbetjeve