Konflikti me Ukrainën, Rama takon shefin e diplomacisë ruse: Njerëzit ishin në kufijtë e mbijetesës

26 Shkurt 2020, 12:38

RUSI- Prej ditës se djeshme kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Rusi. Rama sot është takuar me kreun e diplomacisë ruse Sergey Lavrov për të folur rreth konfliktit me Ukrainën.  Ai ka bërë thirrje për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës, duke shpresuar  në kontributin e Rusisë në këtë drejtim.

"Siguria në rajonin tonë është mjaft e brishtë. Njerëzit po vuajnë dhe natyrisht duhet të gjejmë motivin për të nxitur dialogun e vazhdueshëm. Ajo që dua të theksoj është se OSBE u krijua 45 vite me parë dhe principet e saj janë paqja dhe siguria. Rusia është një fuqi e përfshirë në shumë çështje e negociime, shpresoj që do të kontriboj në çështjet e sigurisë. Kam mbetur i shokuar nga ato që pashë, vuajtjet e njerëzve atje. Në të gjithë atë zonë njerëzit vuanin dhe ishin në kufijtë e mbijetesës” i tha zoti Rama, Lavrovit.

Gjatë fjalës së tij në Këshillin e Sigurimit të OKB pak javë më parë, Rama e quajti zgjidhjen e konfliktit Rusi-Ukrainë një nga prioritetet gjatë kryesimit të OSBE-së.

Ai tha se Rusia duhet të bëjë më shumë nga ana e saj për zbatimin e paqes, ndërsa shtoi se të dy palët duhet të mendojnë më shumë për qytetarët e tyre, pavarësisht pretendimeve nëse janë ukrainas apo rusë.

    No videos found.