Konispoli prodhon 50 mijë ton mandarina, prek tregjet më të mëdha nga Polonia deri në Rusi

7 Dhjetor 2024, 10:58

Mandarina e Konispolit ka zgjeruar hartën, duke prekur tregjet ruse e ukrainase. Prodhimi këtë vit përllogaritet në 50 mijë ton, duke sjellë të ardhura të mira për fermerët. Gjatë sezonit të vjeljes punësohen rreth 200 banorë të zonave përreth.