Konsumi e investimet do rrisin ekonominë me 3.7% këtë vit! Turizmi e ndërtimi ndikim kryesor! Do merren dy eurobonde 1.2 mld euro deri në 2026

19 Janar, 16:54

Rritja e konsumit dhe e investimeve janë dy shtyllat kryesore ku do të mbështetjet rritja ekonomike për tre vitet e ardhshme. Ministria e Financave vlerëson se me zhvillimin e turizmit dhe të ndërtimit ekonomia këtë vit rritet me 3.7%, si dhe pritet ulje e borxhit publik. Në Programin e Reformave ekonomike është parashikuar marrja e dy eurobondeve deri në 2026 me vlerë 1.2 miliardë euro.