Konsumuan alkool derisa humbën ndjenjat në rrugë, gjobitet lokali ku u bënë 'tapë' dy të miturit në Elbasan

25 Nëntor 2019, 16:25

ELBASAN - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit, ku dy fëmijë u gjendën pa ndjenja në mes të rrugës dhe më pas u transportuan me urgjencë në spital.

Fillimisht u raportua se fëmijët ishin të moshës 12-vjeç, por policia ditën e sotme njofton se të dy ata i përkasin moshës 15-vjeçare dhe kishin rënë pa ndjenja  pranë kalasë së qytetit, përballë Teatrit Skampa, si pasojë e konsumimit të alkoolit në një lokal në Elbasan, gjatë një feste ditëlindje.

Në zbatim të ligjit " Për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i pijeve alkoolike dhe energjike",  Inspektorati i Shtetëror Shëndetësor  Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan i  ka vendosur masë administrative lokalit ku dy të miturit kanë konsumuar alkool.

Ndërkohë sipas policisë të miturit nuk kanë konsumuar drogë ashtu siç u dyshua në fillim. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për vlerësimin e rastit në fja