Kontrollet e policisë në kampin e MEK në Manzë, trupi i pajetë i 65-vjeçarit dërgohet në Tiranë për autopsi

20 Qershor 2023, 15:36

Policia e Shtetit, për herë të parë, ka zbarkuar ditën e sotme në kampin e MEK në Durrës, ku janë të strehuar anëtarë të opozitës iraniane. Me urdhër të SPAK, policia ka ushtruar kontrolle dhe burime bëjnë më dije se brenda kampit policia ka gjetur disa servera nëpërmjet të cilëve janë hackeruar disa institucione të huaja.