Konviktet, shpëtimi i studentëve për të përballuar jetesën në Tiranë, e reja nga Kukësi: Në dy javë harxhoj 3 mijë lekë të reja, ushqimet mi jep familja

21 Shtator 2023, 18:28

Shtrenjtimi i shtëpive me qira ka bërë që studentët e mjekësisë dhe Inxhinierisë së Ndërtimit të nxitojnë për të zënë dhoma në konvikte. Report Tv sjell historinë e studentes nga Kukësi Elsa Zelaj, e cila shpenzimet e jetesës i ka reduktuar deri në 6 mijë lekë në muaj.