“Kopliku problematik”, nënprefekti i Malësisë së Madhe për Report TV: Banorët po përdorin rrugë alternative, do të ndërhyjmë

5 Janar, 11:40 | Përditesimi: 5 Janar, 11:40

Moti i keq ka shkaktuar përmbytje në veri të vendit, ku niveli i lartë i ujit i ka bërë rrugët të pakalueshme.

Në një prononcim për Report TV, nënprefekti i Malësisë së Madhe, Hysen Hysaj, i cili thotë se situata është problematike, sidomos në Koplik. Në Përroin e Thatë në fshatin Kamicë, ku edhe ndodhet, shihet qartazi gjendja e vështirë dhe sipas Hysajt, zgjidhja e vetme është një urë.

A.A/Shqiptarja.com