Kopshti dhe çerdhja 'Kei', një tjetër hapësirë e re moderne për 220 fëmijë në Njësinë 7, Veliaj: Do të pasohet me 7 kopshte dhe çerdhe të tjera

11 Gusht 2022, 18:08

Me një hapësirë 1200 metra katrorë, “Kei” është kopshti dhe çerdhja më e re e Tiranës në Njësinë 7, që do presë këtë shtator 220 fëmijë me kushte shumë të mira, mjedise rekreative dhe staf të përkujdesit shëndetësor e social. Kryebashkiaku Erion Veliaj, tha se po bëhen përgatitjet e fundit për të pritur vogëlushët në 12 shtator dhe se fëmijët janë prioriteti parësor për Bashkinë e Tiranës.