Korçë/ Hapet shtëpia-muze e piktorit të popullit Vangjush Mio, flet vajza: Veprat e babait tim i sfumoi diktatura

26 Dhjetor 2021, 14:46

KORÇË- Shtëpia e piktorit Vangjush Mio, nga kjo fundjavë do të qëndrojë e hapur për të gjithë vizitorët në qytetin e Korçës. Pas restaurimit të saj, të gjithë artdashësit do të kenë mundësi të njohin koleksionin e veprave të tij, shumë prej të cilave, dalin në dritë për herë të parë.