Korçë, kishin mbushur makinat me emigrantë, i transportonin kundrejt pagesave 300-1000 euro! Arrestohen 2 shoferë, 2 të tjerë në kërkim

10 Gusht 2023, 10:22

Dy persona janë vënë në pranga dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin transportonin me 3 automjete emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesave për secilin prej tyre.