Korçë, nis restaurimi i kishës së Shën Thanasit në Voskopojë! Ministrja shmang pyetjen për shtëpinë muze të Agollit në Maliq: Bëjmë atë të Tiranës

16 Tetor 2021, 22:21

Ka nisur restaurimi i kishës së Shën Thanasit në Voskopojë, lajmi u bë i ditur nga ministrja e kulturës Elva Margariti gjatë vizitës në Korçë. Pas kësaj faze do të ndërhyhet edhe në afresket e kishes, ashtu siç do të ketë një projekt edhe për kishën e Shën Mëhillit në Vithkuq.

"Kemi fillimin e kantierit të Kishës në Voskopojë që tashmë ndodhej në gjendje të vështirë për shkak të dëmtimeve të fundit të çatisë dhe fillojmë tashmë punimet edhe në të. Gjithashtu kam ardhur me dëshirën e mirë për të krijuar pse jo një tjetër pikë qëndrimi për artdashësit në Korçë  që është ajo në shtëpinë e Mios duam të shikojmë mundësinë të krijojmë ura me familjen sipas të gjitha kornizave ligjore që na lejon ligji për trashëgiminë që të krijojmë pse jo një muze autonom themi mbi Vangjush Mio", tha ajo.